Ditën e djeshme, kryetari i Kuvendit u ndal në Kukës për një takim elektoral. Presidenti i zgjedhur, që e merr detyrën në korrik, ka zhvilluar një tur takimesh në shumë qytete të vendit, për të falënderuar mbështetësit e LSI-së.
Meta është zhveshur nga kostumi zyrtar duke u bërë pjesë e fushatës me daulle në dorë. Ai i ka rënë dualles me ritmet e valleve vendase.
Ndërsa sot, kreu i PD-së, Basha, në një takim me demokratët e Kukësit e komentoi performancën e Metës me daulle, duke u shprehur: Bjeru sa të duash daulleve, s’ka më shi për tokat e SHPK-së tënde.



