
Ushtria izraelite tha se sulmet e rënda gjatë natës mes të dielës dhe të hënës në Gazën veriore kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën nëntokësore dhe sipërfaqësore të Hamasit dhe kanë vrarë komandantët e fshehur në tunele.
Eliminimi i më shumë se dhjetëra udhëheqësve ushtarakë të organizatës terroriste që nga fillimi i luftës po pengon operacionet e tyre.
Kështu deklaroi ushtria izraelite e cila gjithashtu pretendon se është e fokusuar në vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hamasit.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Gaza raporton 10.022 palestinezë, përfshirë 4104 fëmijë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.



