
Shumë nga vendet më të varfëra që morën vaksinat Covid-19 përmes iniciativës Covax nuk kanë më doza për të kryer fushatën e imunizimit. Ky është alarmi i lëshuar nga OBSH.
Sipas këshilltarit të drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së KB, Bruce Aylward, programi Covax ka shpërndarë 90 milionë doza në 131 vende, por këto nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur popullatat, veçanërisht në një kohë kur Afrika po përgatitet për një valë të tretë.

"Të paktën gjysma" e 80 vendeve me të ardhura të ulëta të përfshira në nismën Covax, tha këshilltari i OBSH, "nuk kanë vaksina të mjaftueshme për të kryer programin e tyre të imunizimit".
Një numër, shpjegon ai, i cili mund të jetë shumë më i lartë shpjegoi se disa nga këto vende janë përpjekur të bëjnë marrëveshje alternative për të zgjidhur urgjencën duke paguar një çmim shumë më të lartë për vaksinat sesa vlera e tregut me pasoja shumë serioze për ekonomitë e tyre.



