Vdekja e turistes ruse, ja rezultatet e autopsisë

Vdekja e turistes ruse, ja rezultatet e autopsisë

Prokuroria e Sarandes ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 45 dite, me qëllim pritjen e aktit te ekspertimit, per Ermal Fatajn, i cili dyshohet të jetë personi që ka goditur për vdekje me mjet lundrues “skaf” shtetasen ruse, 16 vjeç, pak dite me pare ne Ksamil. Sakaq, pritet që Gjykata pritet ta shqyrtoje nesër kerkesen e Prokurorise.

HETIMI I PROKURORISE/ AUTOPSIA
Ne baze te veprimeve proceduriale te deritanishme rezulton se:
Mesditen e se premtes, shtetasja ruse K.R. dhe nena e saj, kane hyre per t’u lare ne zonen e ishujve te Ksamilit. Vajza eshte larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta me vone, eshte konstatuar se vajza pluskonte e pa jete ne uje. Ky fakt eshte konstatuar nga disa turiste te tjere, te cilet kane njoftuar policine dhe me pas, ne vendngjarje eshte afruar me not edhe nena e vajzes.

Pas kryerjes se autopsise, rezultoi se viktima kishte disa gervishtje te thella ne pjesen e kokes, si edhe ne pjesen anesore te trupit, te cilat i kane shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund te jete goditur nga nje mjet lundrues qe leviz ne ate zone. Jane kqyrur nje numer i madh varkash dhe skafesh qe sherbejne per transportin e turisteve nga bregu per ne drejtim te ishujve te Ksamilit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy