
Duke folur për rolin e grave në jetën publike në emisionin “Arnautistan në MCN TV, kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës, Romina Kuko tha se në të gjithë botën gratë preken nga seksismi për to. Por duke folur për rolin e gruas pas kunitave ku mbajnë profesione të rëndësishme, Kuko bëri thirrje “t’i lëmë rehat gratë që të japin kontributin e tyre në shoqëri dhe në politikë”.
“Në rastin e dhunës ne përdorim fjalën “të mbijetuarat e dhunës” sepse duke e quajtur viktimë i shënjojmë fati. Janë absolutisht të mbijetuara në familje. Gratë sot në çdo vend të botës preken nga seksismi për to. Duhet ti lëmë rehat gratë që të japin kontributin e tyre sepse debati është në publik sepse pas kunitave janë shkencëtare apo kanë profesione të rëndësishme. Në një shoqëri patriarkale nisesh e disavantazhuar kudo sepse janë disa profesione që të kufizojnë për shkak të barrierave. Sot kemi 12% të Policisë së Shtetit gra dhe kjo ka lehtësuar shumë procese. Kur ka gra në këto sektorë edhe shoqëria është më e qetë”. Shoqëria jonë ka nevojë të përgatitet ende për rolin e grave në jetën publike” tha Kuko.



