Bilardo/Violinistja Edlira Shkurti pohon se eksperimenton me veten. Ja forma që ajo ka zgjedhur

Bilardo/Violinistja Edlira Shkurti pohon se eksperimenton me veten. Ja forma që ajo ka zgjedhur

Violinistja Edlira Shkurti tregon se rrugëtimin muzikor e ka nisur në moshën 5-vjeçare më shumë si dëshirë e familjes, edhe pse tregon se familjarët e saj nuk merren me muzikë. Në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, ajo rrëfeu se ishte dëshira e nënës së saj dhe më tej violina u bë pjesë e pandarë e jetës së saj. “Në 8 vjeçare nuk ka qenë shumë e lehtë, se duhet të studiosh, por tani nuk di ta ndaj. Nuk kishim dhe shumë mundësi të tjera për të zgjedhur. Ka ndërruar komplet gjenerata ndërkohë që gjithë fëmijët luanin jashtë, ne rrinim brenda. Atëherë fëmijët luanin të gjithë jashtë, sot nuk gjen njeri jashtë dhe prindërit do jenë shumë të lumtur që t’i shohin me instrument.” Për muzikantët që luajnë në evente, Shkurti thotë se nuk bëhet për mbijetesë, madje e cilëson term të vrazhdë, teksa pohon se dhe ajo luan në evente. “Artistët sot janë shumë emocionalë nuk mjaftohen vetëm nga ana ekonomike, dhe ti merr kënaqësi kur njerëzit ndjejnë kënaqësi kur të duan në një gëzim familjar. Artisti vetë nuk është se e bëjnë për mbijetesë. Unë punoj te orkestra e RTSH, nuk mund të them që rroga është e jashtëzakonshme”. Sa i takon muzikës aktuale, thotë se ka filluar rikthimi tek këngët e vjetra, teksa pohon se nëse di kishte diçka në dorë, do merrej me brezin e fëmijëve, pasi që aty kultivohet niveli kulturor. “Nuk është se jemi shumë rehat është pak i ngatërruar tregu muzikor, secila gjini duhet të ketë tregun e vetë. Që në vegjëli fëmijët e vegjël duhet të edukohen me muzikë klasike. Kultura është kjo, nis që në vegjëli.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy