Rusi, 6 alpinistë humbin jetën duke u ngjitur në vullkan

Rusi, 6 alpinistë humbin jetën duke u ngjitur në vullkan

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën teksa po ngjiteshin në vullkanin më të lartë aktiv të Euroazisë në rajonin Kamchatka të Rusisë.

Ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë tek gjashtë alpinistë të tjerë në vullkanin Klyuchevskaya Sopka, për shkak të motit të keq.

Dy nga alpinistët besohet se janë strehuar në një kamp në 3300 metër të lartë mbi nivelin e detit dhe katër të tjerë në një tendë në 4000 metër lartësi.

Të gjithë alpinistët janë shtetas rusë. Grupi prej 12 personash, mes tyre dy udhërrëfyes, filloi ngjitjen në majën 4754 metra të martën, thonë mediat lokale, cituar nga BBC.

Por katër ditë më vonë, të shtunën, katër alpinistë besohet mbetën të vdekur menjëherë pas rënies nga rreth 4000 metra dhe dy të tjerë vdiqën pak më vonë.

Një nga udhërrëfyesit raportohet se ka thyer këmbën, ndërsa gjendja e alpinistëve të mbetur nuk dihet menjëherë.

Klyuchevskaya Sopka, koni simetrik i së cilës ngrihet lart mbi gadishullin Kamchatka, është pjesë e vullkaneve natyrore të Kamchatka, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Vullkani konsiderohet i shenjtë nga disa komunitete indigjene.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy