Manastirliu: Nuk lejohet muzika në asnjë ambient pas orës 20:00, 3 mln lekë gjobë kush nuk e zbaton (VIDEO)

Manastirliu: Nuk lejohet muzika në asnjë ambient pas orës 20:00, 3 mln lekë gjobë kush nuk e zbaton (VIDEO)

Ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura. Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdolloji.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

=Ministrja Manastirliu: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy