Kryesia shqiptare/ Mblidhet online Këshilli i OSBE-së: Vazhdojmë çdo përpjekje për të përmbushur misionin

Kryesia shqiptare/ Mblidhet online Këshilli i OSBE-së: Vazhdojmë çdo përpjekje për të përmbushur misionin

Pavarësisht këtyre kohërave të jashtëzakonshme, ne vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të vazhduar punën tonë”, tha sot ambasadori Igli Hasani, Kryetar i Këshillit të Përhershëm, teksa kryesoi Këshillin e parë për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në internet.

Për herë të parë në historinë e tij, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së u mblodh sot online. Në përputhje me masat dhe kufizimet e paraqitura nga OSBE dhe autoritetet austriake pritëse në kuadër të pandemisë COVID-19, delegacionet e 57 shteteve pjesëmarrëse dhe 11 Partnerë për Bashkëpunim mbajtën takimin e tyre të parë përmes videokonferencës.

“Këshilli i Përhershëm është thelbësor për të ruajtur dialogun politik midis shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe për të udhëhequr punën e rëndësishme të përditshme të Organizatës sonë në Vjenë dhe në të gjithë rajonin tonë. Për këtë arsye Kryesia shqiptare ka dyfishuar përpjekjet e saj për të bashkuar të gjitha shtetet pjesëmarrëse, partnerët dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së në mënyrë që kjo Organizatë të mund të vazhdojë punën e saj në mënyrë efektive, duke çuar para  objektivat e saj të përbashkëta”, tha Hasani.

Sekretari i Përgjithshëm Thomas Greminger falënderoi Kryetarin e Këshillit të Përhershëm, ambasadorin shqiptar Hasani dhe shtetet pjesëmarrëse për takimin e sotëm të rëndësishëm. Në këtë kuadër “personeli ynë në të gjithë rajonin e OSBE-së vazhdon të punojë së bashku për të përmbushur mandatet e tyre duke i garantuar sigurinë stafit tonë”.

Diskutimi i sotëm u përqendrua në raportet periodike nga Shefi i Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë, Ambasadori Halit Çevik, dhe Përfaqësuesi Special i Kryetarit të OSBE-së në Ukrainë dhe Grupit të Kontaktit Trilateral, Ambasadori Heidi Grau.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy