Poeti dhe gazetari Bujar Xhaferri ndan bindjen opozicionin aktual me të gjithë bashkë edhe pse pretendojnë se janë të kundërt, përbëjnë një objekt të kombinuar, pozita dhe opozita.
Dua të them që janë të unifikuar. Baza e opozicionit është pasuria. Këta nuk duan të humbin pasurinë, në thelb këta janë bashkë.
Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ish-gazetari i “RD” rrëfen se me Sali Berishën ka pasur njohje personale, por se gjithmonë kam qëndruar larg.
Berisha është trup i ringjallur, kërkon kohën e pandërprerë, këta kërkojnë kohën e përjetshme, kërkojnë të jenë të përjetshëm.
Me Ramën komunikimi tashmë është shumë i vështirë. Rama ka ndryshuar vetveten.
Me Ramën për herë të parë jam njohur para ‘90-ës kur ka qenë një djalë shumë i ri dhe ishte një piktor.
Erdhi në Lushnjë dhe bëri një murale për të cilin unë kam bërë një shkrim. Në atë kohë pati problem me atë murale.
Në fillim u ngritën njerëz dhe thanë është e ekzagjeruar, moderne, e papranueshme, ndërkohë ne në shtyp e quanim Guernika deri sa erdhi babai i tij Kristaq Rama.
Po fillonin ta dyshonin si një njeri që kishte devijime politike në 1987.
Sot në pushtet Rama për mua është shndërruar në një super-baba, në një baba absolut që ka të gjitha të drejtat mbi vëllazërinë, mbi hordhinë që ka rreth e rrotull.
Në këtë moment do i thoja Ramës të japë dorëheqjen. Ka qenë shumë simpatik kur ka qenë artist. E para ka bërë një qeveri shumë të keqe, si kualitet.
Shqiptarët donin dhe Enver Hoxhën. Qeveria është gati gati e dëmshme, po aq e dëmshme sa qeveria e drejtuar nga Berisha, ndoshta s’do të ishte e mirë me ata që janë të zgjedhur përfaqësues.
Në këtë moment të zgjedhurit e Ramës janë në kontradiktë të plotë me thelbin e zyrës ose me funksionet e tij.
Ministri i Drejtësisë është në kundërshtim me zyrën që përfaqëson.
Blendi Gonxhe është e kundërta e kulturës, ai ka studiuar pikërisht për kulturë për arte dhe është marrë gjithmonë me pazare, me gara sportive.
Ministër i Kulturës, së pari duhet të ishte një njohës i kulturës. Ka rënë niveli i inteligjencës, pasi sot politikanët janë njerëz shumë të palexuar.



