Musk sfidon OpenAI dhe DeepSeek, lançon modelin e ri të AI

Musk sfidon OpenAI dhe DeepSeek, lançon modelin e ri të AI

Elon Musk ka lançuar chatbot-in më të ri me funksione të avancuara të inteligjencës artificiale: Grok 3.

Ky model, i zhvilluar nga kompania e tij xAI, është ndërtuar me dhjetëfishin e kapaciteteve kompjuterike të paraardhësit të tij dhe synon të ofrojë përgjigje më të sakta përmes mekanizmave të vetëkorrigjimit.

Sipas Musk, Grok 3 është “i frikshëm dhe inteligjent”, pasi është trajnuar me të dhëna sintetike dhe minimizon gabimet.

Një veçori e re, “DeepSearch”, i mundëson modelit të kërkojë informacione në internet dhe të analizojë përmbajtjen në X për të ofruar përmbledhje të sakta.

Fillimisht, Grok 3 do të jetë i disponueshëm për abonentët e X, platformës që Musk bleu në vitin 2022, dhe më pas do të shtrihet për përdorues të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy