Nano: Agron Shehaj kandidat alternativ, por ka për t’u penalizuar

Nano: Agron Shehaj kandidat alternativ, por ka për t’u penalizuar

Kandidatura e demokratit Agron Shehaj për drejtuar Partinë Demokratike është cilësuar nga analisti Mustafa Nano si pozitive. Në një intervistë në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se Shehaj është një kandidat alternativ që nuk ngjan me Bashën dhe duket sikur i ikën klishesë, por shtoi se sërish ka për tu penalizuar.

“Shehaj për një perceptim popullor ngjan si një kandidat alternativ sepse nuk ngjan me Bashën, por edhe dy kandidatët e tjerë. Duket sikur duan ti ikin klishesë, edhe të tjerët po ashtu, por Shehaj duket më i ndryshëm se dy të tjerët. Mendoj se ka për tu penalizuar sepse pavarësisht se ne na duket alternativë, brenda saj PD e sheh si kandidat problematik, por fakti që ka kandidatë është pozitive”, tha Nano.

Pyetjes nëse duhet të distancohet Shehaj dhe kandidatët e tjerë nga Sali Berisha pas shpalljes 'Non grata' nga Departamenti Amerikan i Shtetit, analisti iu përgjigj duke thënë se ish-kryeministri ka ende hije shumë të fortë në PD.

“Këta duhej të ishin distancuar para se të bënte DASH. Berisha ka qenë këtu dhe o e njohim ne o se njeh njeri. Ka ende një hije të Berishës që është shumë e fortë. Njerëzit që kanë respekt për veten duhej të ishin distancuar prej Berishës. Demokratët duhet të shkëputen nga Berisha, me këtë nis një fillim i ri. Duhet të thonë stop, Berisha është histori por ne duhet të vazhdojmë përpara”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy