Hotel “Dajti”, 12 vite pritje për rikonstruksion (VIDEO)

Hotel “Dajti”, 12 vite pritje për rikonstruksion (VIDEO)

Godina e Hotel “Dajtit” e blerë nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, ende e papërfunduar. Prej vitit 2015, punimet kanë njohur vetëm shtyrje, ndërsa sot nga institucionet përgjegjëse nuk ka asnjë përgjigje mbi afatin dhe koston.

Qeveria shqiptare me anë të një vendimi që mban datën 17. 03. 2021 vendosi të shtyjë pa një afat zbatimin e lejës së Ndërtimit te objektit Rikonsturksion ish-Hotel "Dajti", me zhvillues Bankën e Shqipërisë, teksa ngarkohet Agjencia e Zhvillimit te Territorit ne bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 345 në datën 16 tetor 2010 miratoi Procedurën e prokurimit për blerjen e pasurisë së paluajtshme shtetërore Ish-Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë në vlerën 30 milionë euro.

Fondet për rikonstruksionin e ndërtesës së ish-hotel Dajtit, për herë të parë janë miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës në dhjetor të vitit 2011, me një vlerë rreth 16 milionë euro, mbi bazën e projektit të pranuar nga Banka e Shqipërisë.

Për këtë godinë, u ndoq procesi tender i kufizuar ndërkombëtar, për të cilin Banka e Shqipërisë shqyrtoi për të marrë pjesë në tender 7 kompani të huaja. Kompania e përzgjedhur nuk u be publike nga banka e Shqipërisë, dhe ende sot nuk ka informacion mbi këtë kompani, perveç se flitet qe arkitekt është italiani Marko Petreski, i njëjti qe ndoqi projektin e rikonstruksionit te godinës qendrore te BSH.

Në total, fondi me të cilin u hap procedura e prokurimit u ul në 16 milionë euro nga 18 milionë euro. Në 2015 u mor një vendim që afati për rikonstruksionin të shtyhej me 3 vjet, për te përfunduar në 2018.

MCN Tv ka kërkuar informacion nga Banka e Shqipërisë mbi ecurinë e punimeve, kostot e deritanishme si edhe afatin e përfundimit të projektit, informacion për të cilin institucioni publik bën të ditur se klasifikohet si konfidencial.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy