Shqipëria e nis në sulm, por Italia e mposht me rezultatin 2-0 (VIDEO)

Shqipëria e nis në sulm, por Italia e mposht me rezultatin 2-0 (VIDEO)

Është mbyllur ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë e luajtur për eliminatoret e kampionatit Botëror "Rusi 2018".

Axurët e drejtuar nga Ventura kanë mposhtur me rezultatin e pastët 2 me 0 kombëtaren Shqiptare. Golat për Italinë u shënuan nga De Rosi me penallti dhe Imobile. 

Edhe pse ndeshja nisi me emocione në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos ku kombëtraja Shqiptare e futbollit e ka nisur në sulm që në fillim të takimit duke iu afruar golit me anë të Cikalleshit dhe më pas me një gjaujte nga jashtë zonës nga mesfushori Odise Roshi.

Por megjithatë superioriteti i italianëve bëri që ndeshja të mbyllej në anën e tyre pasi me aksionet indivuale ata arritën të zhbllokonin rezultatin edhe në pjesën e parë ashtu dhe në të dytën. 

Kjo është ndeshja e pestë për të dyja ekipet të cilat ndodhen në Grupin G

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni minutë pas minute me VIDEO rastet më mirë të kësaj sfide.

Minuta 83′, Migjen Basha tenton nga distanca por topi i tij përfundon larg kuadradit

Minuta 71′, GOL! Italia shënon dhe golin e dytë me anë të Immobile që godet sakt me kokë brenda zonës

Minuta 60′, Antonio Candreva tenton të befasojë nga distanca por pret qetësisht Strakosha

Minuta 52′, Italia krijon një rast të rrezikshëm por pa problem për Strakoshën

Minuta 44′, Të pafat kuqezinjtë, Odise Roshi nuk godet saktë nga brenda zonës duke e kaluar topin ngjitur mbi tranfersë

Minuta 43′, Thoma Strakosha bën mrekullinë duke ndalur Belottin që i afrohet golit të dytë

Minuta 38′, De Rossi i afrohet golit të dytë, por goditja e tij me kokë përfundon mbi tranversë

Minuta 22′, Odise Roshi i afrohet golit të barazimit duke tentuar brenda zonës, por pret Buffon

Minuta 11′, GOL! Italia kalon në avantazh me anë të De Rossit që shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit

Minuta 1′, E pabesushme se çfarë humbet Cikalleshi që në start të ndeshjes pas një aksioni spektakolar, ku i vetëm përballë Buffon e dërgon topin jashtë kuadradit

Ekzekutohet himni kombëtar në “Renzo Barbera”, emocinuese thirrjet “Shqipëri -Shqipëri”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy