Mitro: Në shesh pamë "funeralin" politik të Veliajt, karriera e tij e mbyllur përfundimisht

Mitro: Në shesh pamë "funeralin" politik të Veliajt, karriera e tij e mbyllur përfundimisht

Kryeredaktori i Mcn Tv Leonard Mitro, duke komentuar narrativën e kryeministrit ndaj drejtësisë, tha se Edi Rama reflekton pasiguri dhe shqetësim të madh pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj. 

I pyetur si t’i lexojmë përplasjet e fundit mes SPAK-ut dhe mazhorancës, Mitro tha:

"Dukshëm ka një nervozizëm të mazhorancës, dhe kryesisht të kryeministrit, në raport me Prokurorinë e Posaçme, e cila me një veprim shumë kurajoz, duhet të themi, çoi para drejtësisë kryebashkuiakun e Tiranës z.Veliaj. Në rastin e z.Veliaj, fati i tij politik duket se tashmë s’ka kthim prapa, dhe gjithë ‘funerali publik’ që i bëri kryeministri duke mbledhur punonjësit e bashkisë, ishte po ashtu domethënie e karrierës së tij thuajse të përfunduar politike. Por kryeministri po reflekton pasiguri të tij, shqetësim të madh, lidhur me mundësinë që SPAK-u të veprojë edhe ndaj tij. Vetëm kështu mund të shpjegohet gjithë kjo narrativë e kryeministrit përballë drejtësisë. 

Kryeministri flet në tagrin e një të zgjedhuri dhe kreut të qeverisë, si të thuash në emër të popullit. Nëse rikthehemi në drejtësinë në emër të popullit, atëherë gjërat s’duken edhe aq normale. Në këtë kuptim, gjithë ky nervozizëm ekspozon në një farë mënyrë gjithë mungesën e seriozitetit që jo vetëm PS, por në përgjithësi gjithë klasa politike ka patur në raport me vendinm por edhe në raport me reformën në drejtësi.

Me shpalljen ‘non grata’ të Berishës u tonifikua gjithë diskutimi mbi rolin e Fondacionit Soros mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe veçanërisht në reformën në drejtësi. Asokohe, as kryeministri Rama, por edhe kryebashkiaku Veliaj, nuk nguronin të dilnin në fotografi me Aleks Soros, për t’i treguar kundërshtarit politik, se ata janë me amerikanët, ata udhëheqin reformën në drejtësi dhe ata kanë vendosur drejtësinë edhe në raport me kundërshtarin politik. Kësaj narrative i konventonte edhe arsyetimi i palës tjetër, i z.Berisha, se goditja ndaj tij është gatuar në zyrat e Sorosit, etj. etj.

Por goditja që u bë ndaj kryebashkiakut Veliaj na tregoi që SHBA janë diçka më shumë se Fondacioni Soros, përtej ndikimeve që z.Soros mund të ketë patur në politika të ndryshme, apo në reformën në drejtësi. Në këtë kuptim, besoj që kryeministri, dhe jo vetëm, është shumë i shqetësuar lidhur me fatin e tij politik dhe raportin që ai do ketë me drejtësinë në të ardhmen. Nuk ka vepruar kështu kur u arrestuan disa ministra të tij dhe me një sërë zyrtarësh, me të cilët u mjaftua duke thënë se përgjegjësia mbetet personale, dhe jo kolektive”.

I pyetur se sa do ndikojnë lëvizjet e SPAK-ut dhe fryma e ndryshimeve në SHBA te fati politik i Ramës, Mitro shprehet:  

Kemi një zhvillim pozitiv, ky që ka të bëjë me daljen para drejtësisë të kryebashkiakut të Tiranës, z. Erion Veliaj. Një model i tillë politik s’duhet lejuar që të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv apo edhe e demokracisë në vend. Nisur edhe nga gjuha e z.Veliaj, intimidimi që ai po i bën publikisht prokurorit dhe drejtësisë, por edhe raporteve që shumë gazetarë kanë patur me z.Veliaj, modeli i tij është tërësisht i papërshtatshëm, dhe duhet një herë e mirë të dalë nga politika.

Marrëdhëniet e tij klienteliste me mediat, apo me shumë biznese që lidhen me ndërtimin dhe fusha të tjera, duhet të marrin përgjigje nga drejtësia. Z. Veliaj në vend t’i bëjë karshillëk prokurorit të çështjes, duhet të japë sqarim para drejtësisë për çdo detaj të dosjes që lidhet me shpërdorimin e detyrës, pastrimin e parave, dhe të tjera akuza që mund të ngrihen dhe rëndohen më tej, nëse do vijohet edhe me çështje të tjera që kanë të bëjnë me inceneratorin e Tiranës.

Besoj që edhe kryeministri Rama ka pikëpyetje të shumta mbi atë se çfarë do ndodhë më 11 maj. Shifrat na japin të drejtë të themi që PS mund t’i fitojë sërish zgjedhjet, jo me një diferencë si para 4 viteve, dhe për këtë ai duket se është i shqetësuar. Por kryeministri mund të marrë goditje edhe para zgjedhjeve, në muajin mars ose prill. E rëndësishme është e ashtuquajtura celulë e Sorosit në Europën Juglindore, si do trajtohet nga Administrata e re Amerikane.

I pyetur si i sheh raportet që kanë me Athinën si Rama ashtu edhe Berisha, Mitro tha:

"Intervista e z.Rama ishte kryekëput në frymën e fushatës elektorale. Marrim në konsideratë faktin që doli në një stacion televiziv majtas, i rreshtuar kundër kryeministrit Mistotakis. Intervista e kryeministrit nuk kishte thelb ose esencë, nuk tha diçka të rëndësishme, la të kuptohej që ajo që ka qenë ngërçi në marrëdhëniet mes dy vendeve çështja e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike, është lënë në rënie të lirë, nuk është se ka ndonjë merak ose vullnet të shprehur për ta hequr nga paketa e çështjeve të lëna pezull.

Intervista e kryeministrit erdhi një ditë pas takimit në Athinë, të z.Berisha, ku duhet të theksoj praninë e një nga bashkëpunëtorëve më të ngushtë të z.Mitstoakis, Stavros Papastavrou ish-ministrit të shtetit, çka do të thotë që qasja e Demokracisë së Re shikon djathtas për shumë arsye, ku një nga arsyet është se z.Rama është partner i pabesueshëm në raport me fqinjët dhe sidomos me Greqinë. Berisha dha këtë mesazh, unë jam partneri juaj i besueshëm, s’kam lëvizur nga qëndrimi i vitit 2009 për detin, dhe për këtë arsye ai mund të marrë mbështetje nga Demokracia e Re dhe e djathta greke”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy