Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në Libofshë të Fierit.
Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme duke djegur qindra rrënjë ullinj ndërkohë qe flaket po drejtohen drejt Ardenicës.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve ndërkohë që edhe banorë të zonës po ndihmojnë me mjete rrethanore.



