Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK, ka mbërritur në IEVP-në e Durrësit.
GJKKO vendosi dje masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës , pas një seance maratonë të nisur që në orët e para të mëngjesit.
Ndërkaq, u zëvendësua masa e sigurisë ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila është lënë në "detyrim paraqitje", dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit.
Po ashtu mbetën në fuqi masat "arrest me burg" për biznesmenin Elman Abule dhe "detyrim paraqitje" për biznesmenët: Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.
Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet edhe ish-ministri Ilir Beqaj. Kujtojmë që ai u arrestua të hënën me vendim të Gjykatës së Posaçme për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.



