U lanë nën arrest, kontrollorët e Rinasit kërkojnë lirimin nga burgu

U lanë nën arrest, kontrollorët e Rinasit kërkojnë lirimin nga burgu

Tre kontrollorët e arrestuar një javë më parë të cilët akuzohen si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Përmes avokatit të tyre mbrojtës ata kanë depozituar kërkesë për një masë më të butë sigurie.

Fundjavën e shkuar gjykata e Tiranës vendosi ‘arrest me burg’ për dy prej tyre Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin ndërsa Flora Ndreca u la në arrest shtëpie. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.

Si provë kryesore ndaj tyre  prokuroria ka përdorur përgjimet telefonike. Sipas dosjes hetimore janë zbardhur të gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri-tjetrin në  Whatsup.

Grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini kanë ndikuar tek kontrollorët që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohshme në punë.

Përveç kontrollorëve që kanë tashmë punë me drejtësinë, gjithë të tjerët u kthyen në punë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy