
Ermal Hadribeaj, boksieri shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, së fundmi mbrojti titullin ndërkombëtar Wbc.
Në një komunikim nga Majami, për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Hadribeaj, thotë se për herë të tretë ka mbrojtur titullin ndërkombëtar Wbc, me flamurin shqiptar në ring.
Si thotë se është në 15shën më të mirë të boksierëve në botë.
Për të tretën herë e kam mbrojt titullin ndërkombëtar Wbc dhe duket se kam rënë në dashuri me titullin.
Kjo ishte një ndeshje për mbrojtje titullin që u zhvillua në Uzbekistan. Kjo fitore imja ishte e 17-ta me 0 humbje.
Jam renditur në 15 boksierët më të mirë në botë, në kategorinë time 70 kg, dhe pretendimi im i së ardhmes është që të kaloj në 10, dhe më vonë në 5shen më të mirë në botë. Jam shqiptari i vetëm deri tani dhe shpresoj që deri të pesëshja më e mirë të jem i vetmi.
Boksieri Hadribeaj thotë se pas mbrojtjes se titullit ndërkombëtar Wbc, gjeti mbështetjen edhe nga boksieri i famshësm botëror, Mike Tyson, i cili e përshëndeti duke bërë shqiponjën.
Kur bëra ndeshjen Mike Tyson erdhi për të komentuar së bashku me komentatorët dhe duke ditur se ai bën podcaste dhe i njeh boksierët shqiptar dhe gjithmonë ka folur mirë për ta, ju ktheva e përshëndeta.
Ai nuk ngurroi dhe më përshëndeti direkt duke bërë shqiponjën me duar.



