
Sociologu Gëzim Tushi në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Gramsh ku për pasojë një adoleshent ka ndërruar jetë.
Ai e ka cilësuar këtë ngjarje shumë të rëndë dhe duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të tij u shpreh se një fëmijë humbi jetën për shkak të konflikteve moshore. Sipas tij, është ulur niveli i moshës në ngjarjet kriminale, ndërsa cilësoi si shkaqet kryesore, problemet personale dhe edukimi.
Kemi një situatë të vështirë në Shqipëri, madje kemi shfaqje të sjelljeve të pamëshirshme përveçse kriminale. Nuk mund ta mendosh që kjo situatë të ndodhë mes 15-vjeçarëve dhe ata të jenë kaq të pamëshirshëm sa ti marrin jetën tjetrit. Ka filluar të ulet niveli moshor i ngjarjeve kriminale. Kuptohet që mosha adoleshencës është mjaft delikate, periudhë e errët ka një çekuilibër të natyrshëm midis anës fizike, psikologjike, por krimi kibernetik po kthehet në një krim real dhe mendoj se duhet kuptuar kjo dikotomia e brendshme e adoleshentëve. Nuk janë ata, mëkatarë jemi ne.
Në vijim, sociologu shtoi se duhet të ndryshojnë parimet dhe koha e prindërimit dhe se sot kërkohen modele të reja prindërimi.
Për mendimin tim nëse do e ndajmë mendoj se janë dy shkaqet kryesore që kemi këtë kriminalitet në shoqërinë tonë dhe jo vetëm. E para është se adoleshentët kanë probleme që lidhen me veten e tyre dhe duhet ti mbrojmë nga vetvetja, i kanë në majë të lëkurës nervat, është mosha që duan të tregojnë forcë, rivalitete, etj etj dhe ky është problemi i grup moshës nga fëmija në i rritur. Kjo është çështja që ka të bëjë me biologjinë e adoleshentëve, kjo është materia e tyre dhe ne duhet ta pranojmë. Faktori i dytë ka të bëjë me faktorët e jashtëm ku hyjnë shkolla dhe familja që janë dhe dy isntitucionet bazë për edukimin etyre, por që sipas meje jemi të vjetër dhe nuk po gjejmë dot mënyrat dhe mekanizamt për edukimin e duhur.
Tushi tha se në të vërtetë pa mohuar vlerën që kanë rrjetet sociale, nqs nuk ndryshojmë parimet e prindërimit, kohën e prindërimit, kjo situatë nuk rregullohet, sepse sipas tij janë bërë prindërit egoistë dhe kjo ka zbehur empatinë me fëmijët.
Prindërit duke mos mbajtur lidhjet e ngushta me fëmijët dhe duke mos ditur problemet e tyre atëherë kjo kështjella e familjes shembet. E dyta është shkolla, është institucioni universal i formimit të adoleshentëve. ky është një institucion kolektiv që e ka këtë mision, kjo bën që te adoleshentët aktorët që duan ta realizojnë kanë mbetur të vjetra, nuk mund të komunikosh sot me adoleshentin si para 70 vitesh prindërit tanë me ne, pra duhen modele të reja prindërimi. Pjesa më e madhe e krimeve e lidhur nga të rinjtë.



