
Dhuna në Sudan duhet të marrë fund.
Rreziku mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë.
Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
"Më lejoni të jem i qartë, Kombet e Bashkuara nuk do të largohen nga Sudani", siguroi Guterres duke u kërkuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të ushtrojnë ndikimin maksimal me palët për t'i dhënë fund dhunës, për të rivendosur rendin dhe për të rifilluar rrugën e tranzicionit demokratik.
Ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta tërhequr Sudanin nga skaji i humnerës.



