26 vjet nga vdekja e Nënë Terezës/ 7 vjet shenjt

26 vjet nga vdekja e Nënë Terezës/ 7 vjet shenjt

Sot shënohen 26 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi, nuk është më pjesë e kësaj bote prej 26 vjetësh tashmë. Por, prej shtatë vjetësh, ajo është shenjte e Vatikanit.

Prej pesë vjetësh ndërkaq, në Shqipëri, shenjtërimi i saj festohet kombëtarisht, duke e kujtuar si një humaniste e nobeliste e rrallë ndër dekada.

Veprimtarinë kryesore të saj, ajo e zhvendosi në Indi, në qytetin e Kalkutës.

Misionare e palodhur për vjet e vjet radhazi, misioni i saj ishte dhurimi i dashurisë dhe shërbimi i përulur ndaj më të varfërve.

Titullin më të lartë të katolicizmit, ajo e mori kur në sheshin “Shën Pjetër” të Romës, Papa Françesku njohu dy mrekulli në shërimin e të sëmurëve. E gjitha, nëpërmjet lutjeve të saja.

Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Murgesha 'u lumturua' në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Sot, urdhri i Nënë Terezës, është i shtrirë në mbi 100 vende të botës. Në shërbim, janë 4 mijë misionarë, të cilët frymëzohen nga vepra e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy