Kryeministri “i mbyll gojën” gazetarëve/ Çipa: “Penalitetet” verbale të Ramës janë tipike të tij, shkelje e drejtës për informim (VIDEO)

Kryeministri “i mbyll gojën” gazetarëve/ Çipa: “Penalitetet” verbale të Ramës janë tipike të tij, shkelje e drejtës për informim (VIDEO)

Gjatë konferencave për media të kryeministrit Edi Rama, ndodh shpesh që kryeministri të mos pëlqejë pyetjet e gazetarëve dhe rasti i djeshëm kur ai çoi për “riedukim”, gazetarin që i bëri pyetjen minsitren Olta Xhaçka, ka zgjuar reagimin e të gjitha mediave në vend, dhe jo vetëm.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë, tha përmes një komunikimi me edicionin e lajmeve në “MCN tv”, se këto sjellje dhe reagime të Ramës janë tipike të tij dhe si të tilla nuk vlejnë penalitete verbale të tij, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shkeljen e së drejtës për informim në Shqipëri.

Ky nuk është rasti i parë kur kryeministri sillet në këtë mënyrë.

Së pari, aspekti i parë ishte pyetja e gazetarit drejtuar ministres Xhaçka, së cilës i përgjigjet Rama, në Kodit Etik të Këshillit të Ministrave është e vërtetë që pyetja që iu drejtua nga kolegu Muka ishte përmbajtjesore, substanciale, lidhur me kodin e etikës, por hartuesit e këtij kodit duhet ta kishin menduar që të rishikonte rastet kur kemi të bëjmë me familjarë lidhur e biznese në zhvillimet strategjike, në këtë rast gazetari ka qenë i vëmendshëm.

Së dyti jemi të shqetësuar nga arroganca ndërhyrëse dhe penalizuese e Ramës, unë nuk njoh rast të tillë. 

Kjo bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për informim dhe për t'u informuar. Kjo bie ndesh me parimet e komunikimit publik të një kryeministri, i cili duhet të përballet me gazetarët për pyetje dhe çështje që shqetësojnë opinionin publik.

Çipa thotë se këto ndërhyrje ndikojnë negativisht në të drejtën e informimit në vend si dhe çojnë në rënien e Shqipërisë në indekset e lirisë së mediave në botë.

Raste të tilla të komunikimit të penalizimit të ndërhyrjes në komunikim nga mediat deri ne 3-6 muaj, janë tipike të Ramës dhe mendoj që një masë e tillë është një shkelje e ligjit për të drejtën e informimit.

Lidhur me faktin se a duhet të ndërmerret ndonjë nismë ligjore që të rregullon raportet e gazetarëve me institucionet shtetërore, në këtë rast me vetë kryeministrin, mendoj se para se të marrim një nismë të tillë, duhet të angazhohemi që Rama të ndërpresë këto akte.

Në të dy rastet me dy gazetarët, nuk duhet të hyjnë në fuqi penalitete verbale sepse shtojnë precedentët e lirisë për informim dhe si rezultat të tyre sjellin rënien e Shqipërisë në indekset e lirisë së mediave në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy