
“Cosmopolitan” nuk ka qenë kurrë thjesht një pije. Asnjë koktej tjetër nuk është prekur kaq shumë nga tendencat, qoftë në baret luksoze, qoftë në ato të lagjeve. Për asnjë kokteil tjetër, gazetat nuk kanë harxhuar më shumë bojë, duke e përshkruar si në modë ose jashtë saj, të zhdukur apo të rikthyer, një shpallje që është paraqitur gati gjithmonë si e vërteta përfundimtare, por që ka ndryshuar sërish më pas.
Në vitin 1989, Cosmo ishte kokteji më trend në Nju-Jork. Ndërsa një martini i bollshëm në sasi, ngjyrë rozë me emrin "Cosmopolitan" shihej kudo në klubet homoseksuale në San Francisco dhe Provincetoën për vite me radhë, versioni që origjinal u bë për herë të parë nga një banakier me emrin Toby Cecchini në lokalin e natës “The Odeon”, në Tribeca.
Fama e koktejit u ngrit në qiell dhe u zbeh disa herë deri në vitin 1999, kur gjatë një prej episodeve të “Sex and the City”, Samantha shkon në bar dhe porosit një tjetër Cosmopolitan. Kjo e riktheu edhe një herë, akoma më fuqishëm se më parë. U bë një nga pijet më të famshme në Amerikë.
Fundi i viteve 2000 solli ngritjen e koktejeve artizanale. Cosmopolitan doli sërish nga moda.
21 vite më vonë? Varet se kë pyet, por e sigurt mbetet se vetëm përbërësit në proporcionet e duhura japin Cosmopolitan-in e vërtetë.
44.3 ml Vodka Absolut Citron
2218.ml Cointreau
14.7 ml lëng lime
22.1 ml koktej me lëng boronicë
Të gjithë përbërësit në enën e koktejit bashkë me akullin dhe tundeni mirë në akull për 10 deri në 12 sekonda. Në gotë me një lëkurë portokalli dhe ja ku keni Cosmopolitatin e famshëm.



