
Kanceri i pankreasit është ndër më vdekjeprurësit, por shkenca po thotë jo edhe për shumë gjatë.
Nëntë nga dhjetë njerëz nuk i mbijetojnë kancerit pankreatik, ndërsa nuk ka pasur përmirësime për shkallën e mbijetesës në 6 dekadat e fundit. Por një dritare e re është hapur me gjeneratën e vaksinave të reja mRNA.
Shkencëtarët amerikanë dhe ata gjermanë trajtuan 16 pacientë me kancer pankreatik me një vaksinë të personalizuar të llojit mRNA, pasi i kishin bërë më herët operacion për të hequr tumorin.
Për 8-muaj që u ndoqën me kujdes nga shkencëtarët pasi bënë vaksinën, gjysma e pacientëve nuk shfaqën asnjë metastazë të re. Për llojet e kancerit që zakonisht kthehet brenda pak muajsh pas operacionit, ky është një sukses i madh, thanë shkencëtarët.
“Çdo kancer pankreatik është si një sëmundje më vete”, tha Alexander Kleger. Ndaj kjo arritje është kaq e madhe, sepse në të ardhmen mund të kemi terapi të individualizuara.
Pavarësisht emocioneve fillestare të shkencëtarëve, studimi mbetet ende në hapat e parë, por gjenerata e re e vaksinave që u përdorën për herë të parë kundër COVID-19, mund të sjellë një epokë të re në kurimin e shumë sëmundjeve.



