Partia Demokratike ka denoncuar sot se si deputeti socialist Xhemal Qefalia ka fituar sipas saj, nën kujdesin e Ramës mbi 6 miliardë lekë tendera në 3 vite. Por pas këtyre akuzave nuk ka vonuar as përgjigja e deputetit Qefalia i cili në një deklaratë për mediat thotë se këto janë thjesht gënjeshtra dhe mashtrime.
“Nëse mendon zonja Grida se po bind qytetarët për të dalë në protestë duke u marrë me gënjeshtra e mashtrime e ka gabim dhe Grida do të dështojë siç ka ndodhur dhe herë të tjera se herë ka zgjedhje dhe ajo është pjesë e zgjedhjes”,- thotë ai.
Duke u ndalur tek tenderat që ka marrë firma e tij, Qefalia i drejtohet Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD me emrin zonja “Gri”, duke i kujtuar se firma e tij në 20 vite ka marrë më shumë tendera në kohën e Berishës. Ai e fton më tej Duëmn t’i çojë akuzat në organet e drejtësisë.
“Nëse mendoni se qenka Edi Rama ai që jep tendera zonja Gri, duhet të kujtohet se kësaj firme Sali Berisha i ka dhënë disa herë më shumë punë, pasi kjo firmë nuk është krijuar në 2013 por 20 vjet më parë dhe puna e zbatimi i ligjit janë emri i saj i vërtetë", shton ai.
Qefalia deklaroi se nuk ka asnjë interes apo përfitim, apo të kem ndikuar sado pak në aktivitetin e tyre. "Giithësesi në se ka qoftë dhe një fakt ta çojë zonja Gri në organet e drejtësisë me të cilat ajo ka bashkëpunim në përvojen e saj të punës”,- deklaron deputeti socialist në reagimin e tij ndaj akuzave të PD-së.



