Disney, personazhi i parë biseksual në një serial të animuar

Disney, personazhi i parë biseksual në një serial të animuar

Emri i saj është Luz dhe ajo është një adoleshente që rastësisht takon një shtrigë dhe përpiqet të bëhet edhe vetë një e tillë.

14-vjeçarja Luz, protagoniste e serialit të animuar për fëmijë "The Owl House", është personazhi i parë biseksual që shfaqet në një serial të animuar në Disney.

Këtë e konfirmon krijuesja Dana Terrace, e cila në një seri mesazhesh në Twitter tregoi për dëshirën e saj të fortë për të përfaqësuar një personazh sa më gjithëpërfshirës dhe luftën e saj kundër "një udhëheqjeje të Disney", e cila nuk dëshironte që të tregoheshin marrëdhëniet gay apo biseksuale.

Një betejë që Terrace ka fituar, pasi "The Owl House" përfshin një episode - të gjashtëmbëdhjetë, me titull "Enchanting Grom Fright". Dana Terrace shpjegon në Twitter, qëllimi i saj ishte të jepte hapësirë ​​për personazhet e çuditshëm dhe të përfaqësonte komunitetin LGBTQ, duke qenë vetë biseksuale. Duke kapërcyer rezistencën e një pjese të Disney, Terrace shtoi se ajo tani është "mbështetur plotësisht" nga menaxhimi aktual.

Karakteri i parë homoseksual

Nëse Luz është protagoniste e parë biseksuale, në 2017 Disney guxoi dhe prezantoi personazhin e parë homoseksual: në serialin "Andi Mack" një nga protagonistët deklaroi se ra në dashuri me një djalë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy