Në Gjermani rihapen shtëpitë publike, por seksi është i ndaluar

Në Gjermani rihapen shtëpitë publike, por seksi është i ndaluar

Pas muajve të mbylljes për shkak të epidemisë së koronavirusit, një nga industritë më të pabindura kur është fjala për distancimin shoqëror, ajo e seksit me pagesë, është rihapur në Gjermani. Që nga java e kaluar, shtëpitë publike të Berlinit kanë rifilluar aktivitetin e tyre por me një kufizim të rëndësishëm.

Klientët do të marrin vetëm masazhe erotike dhe marrëdhëniet aktuale seksuale do të ndalohen të paktën deri më 1 shtator. Në Gjermani, prostitucioni është i ligjshëm dhe i rregulluar: 40 000 persona janë të regjistruar si punonjës të seksit, me kontrata të rregullta pune dhe sigurime shoqërore.

Muajt ​​e bllokimit, megjithatë, i detyruan shumë prostituta të punojnë në mënyrë të paligjshme në mënyrë që të mbijetojnë dhe në disa qytete të mëdha, të tilla si Berlini dhe Hamburgu, gratë e këtij sektori dalin në rrugë, duke shkelur kufizimet e vendosura për frenimin e përhapjes së pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy