
Rreth 400 kilometra nga deti më i afërt, studentët e inxhinierisë në ETH Cyrih të Zvicrës janë duke punuar shumë për të krijuar robotë të avancuar që mund të ndryshojnë mënyrën se si studiohen oqeanet e botës.
Grupi i udhëhequr nga studentët ka kaluar dy vitet e fundit duke ndërtuar peshq të butë robotikë, prej të cilëve i fundit është “Eva”.
"Duke e bërë Evën të duket si një peshk, ne jemi në gjendje të jemi minimalisht invaziv në ekosistemin që po vëzhgojmë," tha studenti i masterit Dennis Baumann për CNN, duke shtuar se dizajni biomimetik duhet të parandalojë që peshqit e tjerë, apo jetën detare në tërësi të tremben nga prania e saj.
“Ne mund të përfshihemi, të bëhemi pjesë e ekositemit”, tha studenti. Aftësia e “Evës” për të kamufluar veten si peshk nuk është dobia e saj e vetme.
Peshku robot është i pajisur me një kamera për të filmuar nën ujë dhe një sonar, i cili duke përdorur algoritmin e lejon atë të shmangë pengesat. Po ashtu ajo përmban një filtër për të mbledhur ADN-në nga mjedisi, ndërsa noton.
Grimcat e ADNA mund të dërgohen në një laborator për sekuencim për të përcaktuar gjallesat në ujë. Studentët shpresojnë që “Eva” do të jetë në gjendje t'u japë shkencëtarëve një pamje më të detajuar të oqeaneve jetës në të.
Pavarësisht se uji përbën 70 për qind të planetit tonë, pjesa më e madhe e asaj që shtrihet nën sipërfaqe mbetet një mister.



