Grabiti kazinon, “Juristi” kishte humbur 1 mijë euro një ditë para grabitjeve

Grabiti kazinon, “Juristi” kishte humbur 1 mijë euro një ditë para grabitjeve

Ilir Lelo i vendosi armën në kokë punonjësit të kazinosë, mori 600 euro dhe më pas doli fare i qetë prej aty. Pasi e ka identifikuar, policia ka kuptuar se bëhej fjalë për një person të varur nga bixhozi, shkruan TCH.

I diplomuar si jurist, por që punonte në një fushë tjetër, atë të rregullimit të makinave në Kashar, 45­-vjeçari Lelo njihet prej vitesh si një frekuentues i rregullt i lojërave të fatit.

Lelo në një rast ka humbur 150 mijë euro në lojërat e fatit, ndërkohë që edhe ditën e grabitjes me armë, ai kishte humbur 1.000 euro. Në këtë situatë, ai i është drejtuar kazinove për t’i grabitur, ndërsa në episodin e tretë u arrestua.

Në gjendje të dëshpëruar, Ilir Lelo i rrëfeu policisë se, pasi kishte humbur edhe të premten, kishte marrë armën në shtëpi dhe ishte drejtuar për të grabitur. “Kur grabita kazinonë e parë pashë që ishin shumë pak lekë, ndaj dhe u drejtova te një tjetër kazino. Kisha parandjenjën se ishte një ditë me fat dhe se do të kapja Jackpot­in”, i tha policisë 45­-vjeçari.

Në kazinonë e dytë, ku u kap në flagrancë, policia thotë se ai kishte hyrë sërish për të grabitur, në mënyrë që të siguronte një shumë të konsiderueshme për t’i luajtur në bixhoz. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy