Kina inkurajon çiftet të kenë më shumë fëmijë

Kina inkurajon çiftet të kenë më shumë fëmijë

Përballë një krize shqetësuese demografike të krijuar prej saj, Kina po inkurajon çiftet të kenë më shumë fëmijë.

Por ka një problem, gratë nuk janë shumë të bindura për këtë ide.

Për më shumë se 35 vjet, Partia Komuniste në pushtet zbatoi në mënyrë rigoroze politikën e një fëmije, për shkak të mbipopullimit dhe zbutjes së varfërisë.

Në një përpjekje për të zbutur rreziqet ekonomike që vijnë nga rënia e lindjeve, partia njoftoi në 2015 se do të lejojë çiftet e martuara të kenë dy fëmijë. Por pas një rritjeje të shkurtër në 2016, niveli kombëtar i lindjeve ka rënë nga viti në vit duke bërë që partia të lehtësojë politikën edhe më shumë për tre fëmijë.

Megjithatë, qytetarët nuk duken të bindur. Kalimi formal i ligjit të ri të vendit për tre fëmijë u prit me skepticizëm dhe kritikë të përhapur në mediat sociale kineze.

Shumë gra shprehën ankth për rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë e ngulitur gjinore në vendin e punës.

Shumë argumentuan se rritja e tre fëmijëve do të ishte kushtueshme dhe e paarritshme për shumicën e çifteve në zonat urbane, shumë prej të cilëve përballen me paga stanjacione, më pak mundësi pune dhe orë rraskapitëse në punë.

"Unë as nuk dua të kem një fëmijë, e lëre më tre," tha një koment në Ëeibo, platformë e censuruar Twitter-i në Kinë, e cila mblodhi më shumë se 51,000 pëlqime.

Megjithëse pabarazia në pasuri dhe puna e tepërt janë probleme që shihen në të gjithë botën, në Kinë ato përkeqësohen nga rolet e ngulitura gjinore që shpesh vendosin pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët tek gratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy