Thethi/ Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha në zonën urbane

Thethi/ Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha në zonën urbane

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama e ka shndërruar Thethin në një shesh shkatërrimi, në të cilin kjo zonë nuk është shndërruar kurrë nga asnjë pushtues.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Berisha tha se Thethi përbën në historinë e Shqipërisë një nga krimet shtetërore më të rënda dhe më të shëmtuara.

Sipas tij, asnjë ndërtesë nga të shemburat nuk është në zonën e mbrojtur, por se të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane.

Dëshmi e shpërthimit të urrejtjes së një njeriu që ka urrejtjen njerëzore si shtyllë kryesore të moralit të tij të kalbur. Sot që flasim, në Theth janë hordhitë e ushtrisë, të cilat në kundërshtim me çdo ligj, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, janë shpalosur me urdhër të armikut të egër të Thethit dhe kryejnë detyrat që i ka ngarkuar Rama. Pra, është i pabesë, i pamoral, i pafjalë. 

Asnjë ndërtesë nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane. Po, Thethi është park kombëtar, por Thethi ka një zonë urbane ku ndërtohet. Shiheni atë zonjën që ka në krah, shend e verë. Asnjë ndërtim në tokë publike, as edhe në tokën e tjetrit, të gjitha në tokën e vet. Ndërtime druri, siç përcakton rregullorja për Thethin, druri ose guri. 

Në Theth nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. 

Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. 

Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.

Pas Paketës së Maleve qendron një paligjshmëri absolute sepse Edi Rama autorizon veten të marrë tokat dhe të bëjë dhuratë tokat atyre që nuk mund t’i disponojnë kurrë tokat e tyre.

Veriu ka ndarë tokën sipas trashëgimisë dhe nuk kanë marrë asnjë pëllëmbë tokë nga tjetri.

Çdo përpjekje për të rrëmbyer pronë private në veri është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje, për të nxitur armiqësi, urrejtje dhe përçarje.

Në Paketën e Maleve, Edi Rama autorizon veten sikur të ishte pronar i maleve dhe alpeve dhe zonave të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy