Meka: Censi bëhet për të kuptuar ndryshimet në demografi, gjobat janë vendosur për devijanca të mëdha

Meka: Censi bëhet për të kuptuar ndryshimet në demografi, gjobat janë vendosur për devijanca të mëdha

Pedagogu dhe eksperti i financave, Elvin Meka, për procesin e censit thotë se regjistrimi i popullsisë dhe banesave bëjnë grumbullimin unik i të dhënave sensitive për thuajse çdo aspekt që ka të bëjë me popullatën dhe banesat.

Nga studio e MCN Economy, ai deklaroi se janë pothuajse 18 fletë me pyetësorë që kanë të dhëna të detajuara, nxjerrin të dhëna shumë të rëndësishme dhe bazike sa i takojë pasurisë, pasi banesa, toka bujqësore, mbetet relativisht pasuria më e madhe që kanë shqiptarët.

Këto lloj regjistrimesh synojnë të bëhen të paktën një herë në 10 vjet, por në Shqipëri u shty për shkak të pandemisë dhe bëhen për të kuptuar në kohë ndryshimet e mëdha që ndodhin jo vetëm në demografi.

Pasi duhet të jetë e qartë se ky lloj regjistrimi është një matje në numra e popullatës, por në çdo pyetje që kalon, synon të vilet një informacion total për detaje shumë të rëndësishme që nuk kanë të bëjnë vetëm me demografinë e thjeshtë, por japin informacione të detajuara ose synohet të nxirret nga përpunimi i të dhënave informacione të gjithanshme që praktikisht do u shërbejnë të gjithë sektorëve në shoqëri.

Ky regjistrim nuk ndryshon në thelb nga çfarë është bërë më parë, logjika është e njëjtë dhe vetëdeklarimi tregon një nivel të caktuar të emancipimit të shoqërisë.

Nuk gjykoj se nëse do të ndiqej një formë tjetër nga deklarimi, nuk ka nevojë fare se të dhënat janë në shtet dhe administrata e ka informacionin.

Nuk është se janë të dhëna matematikore, ajo çfarë thuhet reflekton 100% atë që është e vërtetë, ndaj janë vendosur gjoba të caktuara për momente të caktuara, kur mund të ketë devijanca të mëdha.

Ti nuk mund të deklarosh se je i papunë dhe se asnjë pjesëtar i familjes nuk punon dhe ke tre shtëpi, katër automjete.

Çdo gjë lexohet mes rreshtash dhe jo pa qëllim janë vendosur pyetje të caktuara.

Pyetësorët nuk rrjedhin në mënyrë lineare, duket sikur nuk janë të lidhura me njëra tjetrën.

Por çdo gjë që përmban censi janë të lidhura me njëra tjetrën, janë të ashtuquajtura pyetje kontrolli që identifikojnë lehtësisht gabimet, mbasi të dhënat hidhen në sistem.

Sa i takon kursimeve që kanë shqiptarët, Meka tha se janë të dhëna konfidenciale dhe nuk mund të përfshihen dhe se pyetja mund të bëhet më madhore, nëse kursejnë ose jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy