
Një autobus shqiptar është përfshirë në aksident në autostradën A1 në Kroaci duke u përmbysur në pjesën anësore të rrugës.
Mediat kroate raportojnë se autobusi drejtohej nga një 58-vjeçar, ndërsa raportohet për një person të vdekur dhe disa të plagosur.
Siç mësohet nga NJP Lika-Senjska dyshohet se viktimë ka mbetur një pasagjer, shtetas shqiptar 41 vjeç. Shoferi është lënduar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Karlovacit bashkë me të plasgosurit e tjerët të cilët po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi. Siç konfirmohet nga OKC Ličko-Senjske, hetimi është ende në vazhdim.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 minuta të së shtunës dhe kjo situatë u shoqërua me bllokim të rrugës. Autostrada fillimisht është mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit, ndërsa autobusi është zhvendosur në shiritin e ndalimit.
Shpejtësia e kufizuar është 40. Në drejtim të Splitit, autostrada tashmë është plotësisht e hapur për qarkullim.







