Kurti-qytetarëve të Kosovës: Në dy javët e ardhshme do ta njohim të vërtetën e përhapjes së COVID-19

Kurti-qytetarëve të Kosovës: Në dy javët e ardhshme do ta njohim të vërtetën e përhapjes së COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, duke bërë thirrje për respektim strikt të rekomandimeve për higjienë dhe shmangie të grumbullimeve dhe kontakteve të ngushta.

Kurti ka thënë se të vërtetën për koronavirusin do ta njohim vetëm në dy javët që po vijnë, ndërkohë thotë se duhet të respektohen masat në mënyrë që të mos përsëriten tragjeditë që po i pësojnë shtetet tjera.

Ai ka shtuar se duhet të merret mësim nga vendet e tjera, që në Kosovë të mos ketë një gjendje të tillë.

Kurti ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të ndihen të vetëkënaqur pse kanë shifra më të ulëta të të prekurve nga pandemia, por duhet pasur kujdes të madh, sidomos për moshat e treta.

“Konferencave në ambient të mbyllur iu erdhi fundi, së shpejti do të na duhet që edhe këto konferenca të hapura ti përfundojmë, të komunikojmë vetëm përmes interentit, pasi cdo grumbullim paraqet rrezik”.

Kemi kaluar shumë kriza si popull, por kjo ësht ënjë krizë që s’jemi përballur. Duhet ta mbajmë si gjendje, dhe të mos e lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshmë. Ta frenojmë përhapjen e virusit COVID-19 dhe ta mbajm në funksion systemin shëndetësor.

Shpresojmë që gjendja të mos rëndohet në javët në vijim, por nga ajo cfarë kemi parë ne Evropë, kurba e përhapjes së virusit po zgjërohet. Duhet ta frenojmë sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi dhe duke shmangur kontatket.

Na duhet diciplinë, higjienë dhe qëndrim në shtëpi.

Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi.

Le të mësojmë nga fatkeqësitë e shteteve të tjera, që të mos e pësojmë edhe këtu tek ne.

Në dy javët e ardhshme do ta njohim të vërtetën e përhapjes së COVID-19”, tha kryeministri Kurti.

Deri tash në Kosovë janë prekur 24 persona me koronavirus. Së pari është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy