
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zgjatur me 30 ditë gjendjen ushtarake në vend. Kjo thuhej në një shënim nga Parlamenti i Kievit ku shpjegohej se “Presidenti Zelensky nënshkroi një sërë ligjesh në kohë lufte, duke përfshirë një dekret presidencial për zgjatjen e ligjit ushtarak në Ukrainë”, i cili pritej të përfundonte më 26 mars.
Sakaq Zelensky deklaron se Presidenti rus Vladimir Putin është i aftë për “gjëra të tmerrshme” dhe pretendimet e tij se qeveria e Ukrainës është e mbushur me neonazistë nuk mund të merren “seriozisht”, sepse janë qesharake.
Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se nëse Putin e beson vërtet, atëherë paralajmëron se do të vazhdojnë të luftojnë.
Nëse nuk është lojë, nëse e ka seriozisht dhe mendon se ky është misioni i tij për të pushtuar territorin tonë dhe nëse sheh neo-nazistë në vendin tonë, pyetja është se çfarë tjetër është në gjendje të bëjë për të përmbushur misionin.



