Curri: 8 janari, skenar i suksesshëm i amerikanëve dhe Bashës  

Curri: 8 janari, skenar i suksesshëm i amerikanëve dhe Bashës  

Ajo që ndodhi të dielën në selinë e Partisë Demokratike është për analistin Arjan Curri një skenar i parapërgatitur nga Amerika, pas të cilit Sali Berisha shkoi së bashku me mbështetësit e tij. Në studion e lajmeve të MCN TV, Curri tha se vizita e zv.ambasadorit amerikan në selinë blu pak orë para protestës ishte pjesë e skenarit, që u finalizua sot me shkarkimin e Berishës dhe njerëzve të tij më të afërt nga Partia Demokratike.   

Kulmi i degradimit tashmë ka arritur. Nuk ka më poshtë se kaq. Mund të kishte vrasje, shyqyr që nuk ndodhi. Tani presim ringritjen. Basha po zbaton në mënyrë të përsosur planin amerikan. Çdo ambasadë ka agjenturën e saj. Ambasada Amerikane e bën hapur, njihet në të gjithë botën. Vizita e numrit dy të Ambasadës në selinë e PD ishte për të kontrolluar cilësinë e fortifikimeve dhe për t’i porositur të durojnë dhe provokojnë derisa mbështetësit e Berishës të sulmojnë. Ishte i vetmi skenar që Bashës i duhej. Berisha ra para kësaj dhe i dha mundësinë Bashës të gjente alibinë për ta përjashtuar Berishën nga partia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy