FOTOLAJM / Edhe Edi Rama në protestë kundër plehrave

FOTOLAJM / Edhe Edi Rama në protestë kundër plehrave

Ligji që lejon importin e mbetjeve nga jashtë, u kundërshtua nga shqiptarët në mbarë botën. Protesta në Tiranë nuk ishte e vetmja. Edhe në Londër, përballë ambasadës shqiptare u protestua për t’i thënë JO ligjit të mbetjeve, ose siç rëndom thuhet “të plehrave”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur me forcë këtë ligj duke thënë se shoqëria civile është në gabim, dhe se riciklimi në Shqipëri i mbetjeve të sjella nga jashtë nuk është i rrezikshëm për shëndetin, një tjetër Edi Rama mendon ndryshe. Ai është 25-vjeçar dhe është nga Librazhdi. Rastësi apo jo, Edi Rama që jeton në Londër, është kundër importit të plehrave.

Foton e ka bërë publike Daniel Nikolla, i riu shqiptar i cili u bë i njohur me historinë e tij në një video të UEFA-s për kampionatin europian të futbollit ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy