“Bankers” në SPAK/ Sako: Grup i strukturuar kriminal, institucionet shqiptare kanë mbyllur sytë (VIDEO)

“Bankers” në SPAK/ Sako: Grup i strukturuar kriminal, institucionet shqiptare kanë mbyllur sytë (VIDEO)

Avokati Ibrahim Sako marrjen nën hetim nga SPAK të dosjes së “Bankersit” pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Fierit, e sheh të lidhur me grup të strukturuar kriminal dhe me mbylljen e syve nga të gjitha institucionet shtetërore.

Nga studio e “MCN Live”, Sako tha se bëhet fjalë për rreth 5 miliardë dollarë të nxjerra nga kjo kompani dhe se shtetit shqiptar nuk i është paguar asnjë taksë.

Sipas tij, nuk janë vetëm drejtuesit e kompanisë private të përfshirë, por çështja është shumë më e thellë, pasi janë të përfshirë dhe zyrtarë të shtetit shqiptar, nga qeveritë që kanë qenë më parë dhe qeveria aktuale. 

Besoj se është vendim i drejtë nga Prokuroria e Fierit për ta kaluar çështjes në SPAK, sepse nuk i përket juridiksionit të saj, pasi kemi të bëjmë me grup të mirëfilltë të strukturuar kriminal. 

Atje janë të përfshirë shumë faktorë ekonomikë dhe politikë, është një skemë e mirëorganizuar. 

Është një nga çështjet më të rëndësishme të korrupsionit në 30 vite demokraci në Shqipëri, se bëhet falë për miliarda lekë të ardhura që kjo kompani ka arritur të realizojë nga burimet e nëntokës shqiptare. 

Pasojat e kësaj afere korruptive janë të pakthyeshme. Se burimi i naftës, është një burim i parikthyeshëm, që do të thotë se ai burim që shfrytëzohet nuk mund të kthehet më dhe dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar nga nxjerrja dhe mospagimi i taksave janë dëme të pakthyeshme. 

Afera korruptive shkon 4-5 miliardë dollarë të ardhura të nxjerra nga kjo kompani, nga nxjerrja e naftës shqiptare. 

Dhe nga këto të ardhura shteti shqiptar ka marrë zero lekë. Më shumë taksa për të ardhura ka marrë shteti shqiptar nga një baxho qumështi në Fier, se sa nga “Bankers”, që shteti shqiptar ka marrë zero të ardhura. 

Kemi të bëjmë dhe me grup të strukturuar kriminal. Nuk janë vetëm drejtuesit e kompanisë private, por çështja është shumë më e thellë se kaq, këtu janë të përfshirë dhe zyrtarë të shtetit shqiptar, nga qeveritë që kanë qenë dhe qeveria aktuale. 

Nëse SPAK do ketë vullnetin e duhur dhe forcën e duhur për ta çuar këtë çështje deri në fund, para drejtësisë do të paraqiten shumë zyrtarë të lartë të shtetit. 

E gjithë struktura hierarkike e kontrollit shtetëror ka mbyllur sytë dhe për këtë arsye Prokuroria Fier e ka deleguar në SPAK, pasi kemi përfshirjen e gjithë instancave shtetërore që kanë mbyllur sytë deri më sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy