Biznesmeni Gjergj Luca i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka folur për dy dështime që ka pësuar gjatë kësaj periudhe në biznesin e tij.
Ai shprehet se ëhstë pikërisht vështirësia me të cilën përballesh që të shtyn të gjesh zgjidhje dhe të ecësh përpara dhe se ai ja ka dalë kryesisht për shkak të tregut amerikan dhe kanadez.

Këtë vit kam pasur dy kolpo, një në Maliq që bëra gjithë atë investim dhe shkoi dëm, besova te ai vend atje se mendova se do i sillja një frymë tjetër, shkoi dëm për historinë e fuqisë punëtore. Aty dështova dhe u tërhoqa, dhe një tjetër kolpo kam pasur me historinë e tonit, e cila ka luhatjet e veta, bursa iku në drejtim të paditur por si çdo gjë, halli dhe problemi na nxit dhe këtu është ndryshimi që biznesi dhe shërbimi që mundohesh me çdo rrugë tjetër për të gjetur zgjidhje u s’postuam nga markata japoneze dhe kemi hyrë në atë të Amerikës, do tentojmë dhe në Kinë.
Vështirësia na bëri që të gjenim rrugë të tjera. Ka dy fashe punëtorësh, ka punëtorë të pa specializuar dhe të specializuar dhe për këta të fundit Shqipëria është futur në rrjedhën globale të gjësë. Kur flasim për ekonomistë, menaxher, kuzhinier këta janë të markatës globale dhe do apo jo rrogat janë në nivel europian, ndërsa pjesa tjetër gratë dhe burrat mbi 45 vjeç ata janë të ngarkuar me punët përditshme dhe s’kanë kohë të specializohen në një fushë të caktuar dhe ata bëjnë një punë me normë siç bëjnë në të gjithë botën.
Shqipëria nuk është sot kompetitive që të konkurrojë me këto prodhime në Evropë. Sot ka një problem se këta njerëz kjo fashë e njerëzve duhen ndihmuar dhe shumë firma nuk po e përballojnë dot.



