
Një variant i ilaçit “Ibuprofen” për fëmijët 6-23 muajsh është tërhequr nga tregu në SHBA, pas ankesave se kishte përqendrim të lartë të qetësuesit të dhimbjeve. Kompania “Tris Pharma” vendosi tërheqjen e variantit në trajtë shurupi, i cili është shitur në supermarketet e rrjetit “Walmart”, në CVS Phamacy dhe dyqanet Family Dollar.
Në lidhje me shkakun, Tris Pharma thotë në deklaratë se “ekziston mundësia që përqendimi i lartë i ilaçit në shurup t’u shkaktojë fëmijëve dëme të pakthyeshme në veshka. Efekte të tjera anësore mund të jenë: të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre. Kundërefektet përfshijnë zhurmë në vesh, dhimbje koke dhe hemorragji në stomak”. Megjithatë, paavarësisht vendimit, Tris Pharma thotë se nuk ka marrë asnjë ankesë nga blerësit.
Ibuprofen është një ilaç anti-inflamator jo-steroidal (NSAID) që përdoret për lehtësimin e dhimbjeve si dhimbje koke, dhimbje dentare, dhimbje menstruale, dhimbje muskulore dhe artriti. Gjithashtu përdoret zakonisht për uljen e temperaturës.
Kompania tha se tërheqja e ilaçit nga tregu bëhet me dijeninë e autoritetit amerikan për kontrollin e ilaçeve (FDA).



