Veprat penale në zgjedhje/ Prokuroria: Janë regjistruar 31 kallëzime dhe 18 procedime penale

Veprat penale në zgjedhje/ Prokuroria: Janë regjistruar 31 kallëzime dhe 18 procedime penale

Prokuroria ka dalë me një informacion mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, ku në total rezultojnë 31 kallëzime në rang vendi. Organi i akuzës bën me dije se janë regjistruar 18 procedime penale, dhe janë prangosur në flagrancë 6 persona, 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

Në njoftim thuhet:

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

•           Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

•           Janë regjistruar  gjithësej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

  • 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;
  • 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;
  • 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;
  • 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;
  • 3  kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;
  • 3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;
  • 2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;
  • 2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;
  • 2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;
  • 1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;
  • 1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe
  • 1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

•           Janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4  në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

•           Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

•           Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

•           I është atribuar vepra penale 25 personave.

•           Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

•           Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

•           Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy