Lëvizja e Veliajt/ Kalemaj: Akt rebelimi që zgjati dy orë. U paralizua një nga institucionet më të rëndësishme  (VIDEO)

Lëvizja e Veliajt/ Kalemaj: Akt rebelimi që zgjati dy orë. U paralizua një nga institucionet më të rëndësishme  (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj mendon që veprimet e fundit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishin një akt rebelimi ndaj kryeministrit Rama, por që zgjatën vetëm dy orë. Kalemaj tha se Bashkia e Tiranës u paralizua totalisht, duke cituar informacione mediatike se Rama ka shkarkuar edhe drejtorin juridik në bashki, që është krahu tjetër i djathtë i Veliajt. 

Ajo ishte një akt rebelimi. Të thuash që z.Veliaj s’kishte informacion se kush ishte një nga 5 nënkryetarët e partisë tij, që prej një muaji kryente detyrën e mëkëmëses, e emëruar publikisht nga z.Rama, znj. Ristani, dhe emëroi atë që e kishte njeriun më të besuar mes 5 nënkryetarësh, një person që e ka patur shef stafi më parë, që mendohet të jetë një nga njerëzit më të afërt të tij.

Dy orë i zgjati rebelimi Veliajt, natyrisht u tërhoq, dhe sipas burimeve mediatike, është për shkak se Rama kishte shkuar në bashki, dhe madje thuhet se ka shkarkuar krahun e djathtë tjetër të z.Veliaj, drejtorin juridik, duke kthyer në paralizë të plotë, një nga institucionet më të rëndësishme në vend, që ka funksionuar si një motor elektoral i PS. Situata e z.Veliaj s’është thjesht elektorale.

Ka të bëjë me ligjshmërinë e vendimeve që do merren, apo që s’do merren, që është përgjegjësi ligjore e Veliajt dhe stafit të tij, ka të bëjë me menaxhimin e punëve publike, janë hapur rrugë që duhen mbyllura, situata me parkingjet, uji i pijshëm. Kemi elefantin në dhomë që është inceneratori, dhe ka përgjegjësi të qartë për 80 e ca mijë euro që paguajmë për të. Unë them sapo kanë nisur betejat e tij ligjore. Është jo vetëm inceneratori, 5D, Eco Tirana, Ndragheta, ka kaq shumë çështje”.

Kalemaj mendon që PS dëmtohet në zgjedhje nga fakti që Erion Veliaj ndodhet në paraburgim. 

Thonë që ka përdorur një fjalor shumë degradues edhe ndaj z.Mazniku, natyrisht kemi një luftë klanesh. Por shteti zëvendëson kanunin. Ne jemi shtet i të drejtës, kemi një kushtetutë dhe duhet të qeverisim në bazë të tyre. A e dëmton kjo PS-në? Natyrisht që e dëmton, sepse nr.2 të jetë në burg. Seç ka një fabrikë z.Veliaj që prodhon asfalt elektoral pa asnjë bilanc. Nëse bien këto skema, shanset e opozitës për të fituar në Tiranë rriten ndjeshëm”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy