
I ftuar në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV, avokati Eugen Beci lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj deputetit Sali Berisha tha se nga pikëpamja ligjore Prokuroria do të duhet të shprehet me “dyshohet”, pasi hetimet janë ende në vazhdim.
Bazuar në nenin 288 dhe 289, Beci tha se Prokuroria duhet të shpjegojë rrugën që ka ndjekur për të akuzuar deputetin Sali Berisha, ndërkohë që për këtë të fundit nuk i është kërkuar një heqje imuniteti nga Kuvendi i Shqipërisë.
Më tej Beci tha se kjo është “një gjë e mirë” për Shqipërinë, pasi tregon se drejtësia në vend ka shkuar në një fazë të re, ku Prokuroria heton ligjet e formuara në Kuvend.
“Së pari duhet të shpjegojmë sesi prokuroria duhet të qaset një personi që ka imunitet. Pavarësisht nga arsyet e masës së sigurimit e rëndësishme është zbatimi i proceduarave pavarësisht se personi qaset me akuzat. Neni 288 dhe 289 tregon se prokuroria ka ndjekur një rrugë që duhet të shpjegojë se pse prokuroria nuk i ka kërkuar kuvendit heqjen e imunitet para se të paraqesë akuzën.
Akuzat që rëndojnë për Sali Berishën nga pikëpamja ligjore prokurorisë do ti duhet të paraqesë akuzat me “dyshohet” sepse jemi në momentin që është duke u zhvilluar hetimit. Nëse i merrë të mirëqena atëherë të shkojë në ekzekutim.
Berisha dhe ndërtuesi janë persona nën hetim. Sot ndodhemi në fazën e një personi që janë duke u zhvilluar hetimet.
Sot fillojnë afatet procedurale të prokurorisë, ku është 3 vite për hetimet dhe një vit për Jamarbër Malltezit që është në burg. Do me thënë brenda 3 viteve duhet të jetë zhvilluar hetimi dhe ekzekutuar dhe dënimi. Prokuroria duhet të provojë akuzat. Unë e shoh të vështirë nga pikëpamja procedurale,,në fund të hetimit Prokuroria duhet të provojë akuzat.
Për këtë “është gjë e mirë” për arsyen se Shqipëria ka hyrë në fazë të re sepse çdo kryeministri, gjykata duhet të kërkojë llogari për kryeministrin për formimin e një ligji."



