
Eklipsi i ardhshëm diellor që pritet të ndodh më 29 mars, do të sjellë një ngjarje të rrallë dhe të jashtëzakonshme, ku admiruesit e qiellit do të kenë mundësinë të shikojnë një “unazë zjarri”.
Ky eklips, i njohur për pamjen e tij magjepsëse, do të shoqërohet gjithashtu me ndikime astrologjike të rëndësishme.
Sipas astrologes vedike, Afërdita Zaja, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ky eklips është një moment shumë i fuqishëm, që kërkon kujdes të veçantë.
Ajo paralajmëron që gjatë këtij periudhe, të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme, pasi retrogradi i Mërkurit përkon me eklipsin diellor.
Eklipsi diellor që parashikohet të ndodh në 29 mars, është shumë i fuqishëm. Një eklips i tillë i ngjashëm me ta ka ndodhur me 4 shkurt 1962.
Psh, në atë vit ndodhi Lufta e Ftohtë midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, lufta midis Kinës, Indisë, kriza e raketave kubane, etj.
Për këtë arsye, është më mirë të qëndroni brenda gjatë këtyre dy orëve, për të shmangur ndonjë ndikim negativ, paralajmëron instruktorja e meditimit, Zaja.
Ky eklips fillon në 11.30 të drekës dhe mbaron më 1.30h, më 29 mars, pra dy orë.
Në ato orë nuk duhet ngrënë ushqim, nuk duhet pirë, është mirë të mos hash fare në mëngjes, sepse edhe para edhe pas orarit të Eklipsit, ka efektet e saja. sepse në atë ditë, tretja dobësohet dhe çdo ushqim që ti han përbën rrezet e diellit qe po hahet.
Nuk duhet parë fare eklipsi, as t’i behet foto, sepse dielli po hahet, po ‘kollofitet’ nga një planet tjetër hije që quhet ‘Rahu’ sipas Astrologjisë Vedike.
Pra mirë është të mos dalim fare jashtë, dy orë janë ato.
Ky eklips, sipas Zajes, ka një ndikim të fuqishëm tek çdo individ dhe do të krijojë presione mendore dhe fizike, duke nxitur një periudhë transformimi për shumë njerëz.
Çdo njeri me këtë eklips, do e pësoj pra do krijohen dhe presione mendore fizike te çdo individ, për të ndryshuar për mirë.
Nëse nuk ndryshon atëherë ka këto gjëra si depresion, probleme psikologjike, sepse ky eklips do të ndodh në shenjën e peshqve.



