Gurakuqi: Drejtësia është penguar, gjykatësit e bëjnë të zezën të bardhë për të pushtetshmit

Gurakuqi: Drejtësia është penguar, gjykatësit e bëjnë të zezën të bardhë për të pushtetshmit

Duke folur mbi drejtësinë në Shqipëri pedagogu Romeo Gurakuqi u shpreh se qytetarët nuk arrijnë ta marrin të drejtën nëse ballafaqohen me "të fortin" apo të pushtetshmin. Gjatë intervistës në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Gurakuqi u shpreh se Shqipëria është një vend ku nuk kontrollohet territori dhe burgjet. Sipas tij dëmi më i madh që politika i ka bërë brezit të ri është që i ka lënë një shtet jo serioz, që i nxjerr bijtë e vet jashtë.

 Ndërkombëtarët janë e vetmja shpresë që ka publiku shqiptar te ndërhyrja e aleatëve strategjike për korrigjimin e sistemit. Është ndërhyrë, dhe unë shoh një devijim nga menaxherët e mazhorancës socialiste, drejt krijimit të një drejtësie që është sipas meje e kontrolluar nga PS, në kuptimin e një numri paragrafësh legjislativ të cilat pengojnë atë që Shqipëria e vitit 30’ e ka bërë. Ngadalësia e procesit të reformës në rekrutimin e kuadrit, ose ngadalësia në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha janë penguar, e shohim edhe nga niveli intelektual dhe profesional i KLGJ-së dhe KLP-së dhe mënyra se si u plotësua edhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Të huajit kanë filluar me drejtësinë dhe është ajo me të cilën qytetari shqiptar ndeshet përditë. Ne ndeshemi ende me një drejtësi që favorizon të fortin. Ne qytetarët e tjerë nuk arrijmë dot të marrim të drejtën. Nëse ballafaqohesh me një njeri me pushtet, gjykatësit para tyre të zezën e tyre e bëjnë të bardhë. Ne jemi një vend që nuk e kontrollojmë dot territorin, nuk kontrollojmë dot as burgjet. Dëmi më i madh që i ka bërë klasa politike brezit të ri është se nuk i kanë lënë një shtet serioz. Ky vend i nxjerr bijtë e vetë jashtë, sot më shumë se kurrë”, tha Romeo Gurakuqi.

 

Nuk janë kryer reformat e nevojshme. Reforma e partive politike, reforma kushtetuese. Shteti vazhdon të jetë një Republikë Parlamentare nën kontrollin e partive politike jo demokratike”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy