Udhëtonte me vajzën 1 vjeçe në makinë, përplasja me kamionin i merr jetën të riut shqiptar në Itali

Udhëtonte me vajzën 1 vjeçe në makinë, përplasja me kamionin i merr jetën të riut shqiptar në Itali

Një aksident tragjik i mori jetën një 23-vjeçari shqiptar pasditen e së djeshme në kryqëzimin e Nuvoleras, Brescia, në Itali.

Shqiptari Edi Berisha humbi jetën menjëherë si pasojë e dëmtimeve të pësuara në aksidentin e frikshëm ku një kamion u përplas me makinën me të cilën udhëtonte i riu shqiptar, teksa në mjet bashkë me të ndodhej edhe vajza 1-vjeçare e të riut, e cila shpëtoi vetëm me disa lëndime.

Me lëndime të lehta përfundoi edhe shoferi i kamionit. Nga hetimet paraprake dyshohet se makina tip “Renault Clio” me të cilën udhëtonte shqiptari, kishte kaluar në korsinë e kundërt, duke u përplasur nga kamioni i cili transportonte lëndë drusore.

Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë, shqiptari u deklarua i vdekur, ndërsa vajza 1-vjeçare u dërgua në spitalin pediatrik për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy