
Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe atyre të rretheve, kanë nisur protestën para Ministrisë së Arsimit.
Ata përsërisin se protesta e tyre nuk ka lidhje me politikën dhe se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave.
Protesta sot përkon me Ditën e Rinisë.
Bashkimi Kombëtar Studentor ka publikuar axhendën e protestës së ditës së sotme.
Për të shmangur çdo lloj politizimi të mundshëm, për shkak se edhe Partia Demokratike ka aktivitete në përkujtim të kësaj date, studentët kanë shpallur "zonë të ndaluar" Kryeministrinë.



