Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se drafti për amnistinë penale nuk do të kthehet më në komisionin e ligjeve, por konsensusi do gjendet në sallën e Parlamentit.
Ndër të tjera ministri paralajmëroi se drafti do të marrë më shumë se 90 vota në Parlament.
Manja po ashtu vuri në dukje se Basha kërkoi amnisti vetëm për protestuesit e dënuar gjatë viteve 2018-2020.
“Drafti i amnistisë nuk kthehet në Komisionin e Ligjeve. Fakti që e tërhoqëm nga rendi i ditës, do të thotë që konsensusi do gjendet në sallë”, u shpreha ai.
"Nuk i dua votat e Bashës me kusht, duam votat e Kuvendit të Shqipërisë. Të jeni të bindur se do të ketë mbi 90 vota, sepse ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë. Lulzim Basha ka kërkuar amnisti vetëm për protestuesit e vitit 2018-2020, vetëm për ata të vetit. Ka kërkuar amnisti për shkatërrim prone. Që këtu janë të pandershëm. Nuk mund të ketë amnisti për protestuesit 2018-2020, dhe jo për ata që kanë protestuar në vitin 2020-2024”, vijoi Manja.



