
Në burgun e Sllobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Kushtinicës ka kaluar dy vite e gjysmë burg, për shkak të aktivizmit të tij politik poashtu ka qenë i burgosur edhe në Kosovën e pavarur. Unmik-u dhe regjimi kosovar e kanë burgosur më shumë se 20 herë. Së fundmi ishte i mbyllur vitin e kaluar, ku në shkallën e parë ishte dënuar me 18 muaj burg.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën sllovene DELO, ka folur për bashkimin e Kosovës me Shqipëinë, dialogun me Serbinë dhe për shumë gjëra që kanë ndodhur këto 10 vite pavarësi të Kosovës.
I pyetur për bashkimin me Shqipërinë, Kurti ka thënë se ka të bëjë me zgjidhje të drejtë dhe të mirë, që më mjafton të përpiqem për këtë qëllim. Ai thotë se nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar.
"Ka të bëjë me zgjidhje të drejtë dhe të mirë, që më mjafton të përpiqem për këtë qëllim. Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar. Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit", deklaron Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes thekson se Shqipëria e madhe është këngë, që e kanë shpikur në Beograd në mënyrë që të mund ta krijonin Serbinë e madhe. Ai thotë se shqiptarëve ju ka mbetur etiketa, ndërsa serbët kanë marrë territor. Kosova duhet ta ketë të drejtë të bashkohet me Shqipërinë.
Kurti k afolur për dialogun me Serbin dhe thotë se në parim nuk jam kundër, por jam kundër dialogut pa parime. "Qëllimi ishte i ashtuquajturi normalizim i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e që në Bruksel prezantohen përgjithësisht ndryshe si nga Beogradi apo nga Prishtina. BE ishte asimetrike në dialog, sepse e njeh Serbinë, por jo edhe Kosovën. Në Kosovë është misioni EULEX, që ka fuqi ekzekutive, në ndërkohë kur në Serbi nuk ka ndonjë gjë të tillë. Kjo nuk mund të sjellte rezultate pozitive. Na nevojitet Kosovë normale, ashtu siç Ballkanit i nevojitet një Serbi normale. Nëse përpiqesh të normalizosh marrëdhëniet me një Serbi jonormale përfundon vetë jonormal. Serbia është shtet autoritar dhe jodemokratik në krye me njeriun që ka qenë minsitër për informacion në kohën e qeverisjes së Millosheviçit. Përgjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 10 mijë civilë, të dhunuar kanë qenë rreth 20 mijë vajza dhe gra, ndërkaq të zhdukur rreth 1500 persona, 120 mijë shtëpi të djegura, më shumë se një milion shqiptarë kanë qenë të përzënë nga shtëpitë e tyre. Serbia nuk fajësohet për krimet , askush asnjëherë nuk ka kërkuar falje, e as ka paguar dëmet e luftës", thekson Kurti.



